EVN publikon të dhënat, ja kush vjedh më shumë rrymë në Maqedoni

Vjedhësit më të madh të rrymës janë shkupjanët. Kontrolluesit e EVN-së në gjashtë muajt e fundit më shumë vjedhës të rrymës elektrike kanë kapur në lagjen Gjorçe Petrov dhe Çair.

Nga gjithsej 1000 raste të vjedhjes së rrymës elektrike nëpër gjithë territorin e Maqedonisë, 400 nga ata janë gjendur vetëm në komunat e Shkupit, transmeton TV Alfa, nga kjo dhe vjen konkluzioni se shkupjanët më shumë keqpërdorin energjinë elektrike.

Por, nuk mbetet mbas as Tetova, Ohri dhe Strumica. 

Në 6 muajt e fundit EVN Maqedoni ka zbuluar 1000 vjedhje të energjisë elektrike. Vjedhësit kanë shpenzuar 16 milionë kwh energji elektrike, ndërsa dëmi i përllogaritur arrin shumën prej 113 milion denarë ose rreth 1 milion e 800 mijë euro. Vjedhja e rrymës nuk dëmton vetëm EVN por edhe shtetin pasi mbetet i papaguar tatimi për energjinë e shpenzuar por të pa-faturuar, gjegjësisht të vjedhur. 

Kundër personave që kanë vjedhur energjinë janë ngritur padi penale, ku parashihen dënime deri më pesë vjet burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button