Panik në Tetovë: Person i panjohur le bombë në mesin e rrugës afër xhamisë

Një person i panjohur u ka shkaktuar panikë të vërtetë tetovarëve pasi që në mes të rrugës ka lënë bombë.

Ekipi nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, sot rreth orës 14 në mënyrën e duhur ka larguar bombën e lënë, e modelit kashikara M-75, të cilën një kalimtar rasti e ka parë në rrugën “Kumanovska” në Tetovë në afërsi të xhamisë, me ç’rast e ka paraqitur në polici.

Gjatë hetimit është vërejtur se te bomba ka pasur gjurmë të tokës. Deri më tani nuk dihet kush dhe pse e ka lënë bombën në mes të rrugës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button