Shfuqizimi i parakohshëm i masave mund të rrisë numrin e rasteve me kovid

Greqia, Italia, Gjermania dhe Britani e Madhe janë vetëm disa nga vendet evropiane ku lshtë vërejtur rritje e numrit të rasteve me kovid. Siç vlerëson së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), heqja “brutale” e kufizimeve është arsyeja kryesore pse disa vende evropiane po regjistrojnë rritje të mprehtë të rasteve. Rastet po rriten gjithashtu në Kinë, ndërsa Shangai është në karantinë derisa të rishikohen rezultatet e testimit të të gjithë 26 milionë njerëzve. Në vendin tonë situata aktualisht është stabile, ndonëse epidemiologët paralajmërojnë se duhet pasur kujdes, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Epidemiologu dr. Aleksandar Stojanov konsideron se tani është tepër vonë të vendosen masa apo të ndalohen tubimet.

“Kur masa për mos-grupim ishte në fuqi nuk respektohej, prandaj nuk mund të presim të respektohet nëse kthehet përsëri në fuqi. Autoritetet në vendet evropiane tani janë të shqetësuara kryesisht për atë se sa i ngarkuar është sistemi i kujdesit shëndetësor. Kanë një numër të kënaqshëm të të vaksinuarve, kështu që jeta e përditshme është e relaksuar. Zvicra e konsideron virusin si grip dhe Spanja e ka shpallur sëmundje endemike që shfaqet në momente të caktuara dhe kaq. Të gjithëve u ka ardhur në majtë hundës me kufizime, karantina dhe vështirë mund të kthehen përsëri ato masa”, tha dr. Stojanov.

Në vendin tonë, sipas tij, problemi është se kemi numër të vogël të vaksinuarve, gjegjësisht vetëm 7% e popullsisë është vaksinuar me dozë të tretë.

“Agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave ka rekomanduar dozë të katërt për perosnat mbi moshën 50 vjeç dhe të sëmurët kronikë. Kurse në vendin tonë një e treta nuk mund të jepet. Duhet t’i kushtojmë vëmendje vaksinimit të njerëzve. Karvani për dozën e tretë mbaroi, zgjati dy javë. Mendoj se duhet të vazhdojë. Duhet të shkojnë nëpër fshatra dhe në vend dhe t’i vaksinojnë njerëzit pasi ata nuk do të vijnë në ambulancë për t’u vaksinuar”, tha Dr Stojanov.

Ai tha se gjithçka që u parashikua për këtë virus në korrelacion me koronat e tjera, në praktikë rezultoi se nuk ishte ashtu.

“As në dimër e as në verë kjo sëmundje nuk ndaloi. Nuk është sezonale siç ishte me disa të tjera. Karvani për dozën e tretë mbaroi, zgjati dy javë. Mendoj se duhet të vazhdojë nëse kanë rezultate të mira. Të shkohet në fshatra dhe t’i vaksinojnë”, tha doktor Stojanov.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive dje informoi se në mbledhjen e rregullt kanë dhënë rekomandime për reduktimin e masave kufizuese dhe janë pajtuar që të rekomandojnë heqjen e mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Përjashtim nga kjo masë bëjnë objektet shëndetësore, shtëpitë e të moshuarve, farmacitë dhe transporti publik. Rekomandimet duhet të shndërrohen në vendime nga ana e Qeverisë në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button