U caktuan ndeshjet e gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut
Dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen gjatë muajit prill, ku fituesit do të luajnë në finalen e 20 majit në “Todor Proeski”, transmeton Portalb.mk.
“Struga Trim Lum për të marrë biletën për në finale do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa Pelisteri do të jetë kundërshtar i mbrojtësit të trofeut, Sileksit”, bëjnë me dije nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).
Në gjysmëfinale do të luhet vetëm nga një ndeshje në Strugë dhe Manastir më 20 prill duke filluar nga ora 16:00.