Osmani: Persona nga instituiconet e RMV-së janë paraqitur në Bullgari që të mos zgjidhet kontesti

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarë tha se, persona të punësuar në institucionet e vendtin javën e kaluar janë paraqitur në Bullgari me qëllim që të mos zgjidhet kontesti mes dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

“Këtë javë nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në Republikën e Bullgarisë duke thënë se është i panevojshëm gjithë ai angazhim sepse këtu do të shkohet shpejt në zgjedhje, se do të ketë zgjedhje të parakoshme dhe se nuk do të mundet as të arrihet zgjidhje e caktuar”, tha Osmani.

Ai nuk dha detaje për cilat persona apo institucionet bëhet fjalë, por shtoi se këto persona janë në injë të njëjtë me dy të punësuarit në Agjencinë Shtetorër për siguri nacionake të Bulgarisë të cilët kanë punuar që Maqedonia e Veriut të mos ketë ardhmëri evropiane, për të ciët foli kryeministri bullgar, Kiril Petkov.

Kujtojmë se, Petkov para disa ditëve tha se agjentë rusë në Bullgari punonin kundër marrëdhënieve të mira midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Kështu deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov.

“Në Bullgari është formuar një diasporë mjaft e madhe agjentësh rus, të cilën aktualisht e shohim duke punuar për interesa të ndryshme. Ka agjentë rusë që kanë punuar në mënyrë specifike kundër mirëkuptimit midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Petkov në Blagoevgrad, njofton BGNES.

Sipas tij, interesi i Rusisë është të mos ketë të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button