Spasovski: Për tre muaj janë sekuestruar lëndë narkotike me vlerë prej 5,5 milionë euro

Për vetëm tre muaj janë sekuestruar mbi 2,2 tonë marihuanë me vlerë prej mbi 5 milionë euro, rreth 1,2 tonë substanca psikotrope për prodhim të ambetamin me vlerë prej rreth 200 milionë euro, 7 kilogramë heroinë me vlerë prej rreht 300.000 euro, publiokoi sot në profilin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm, Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Edhe vitin 2021 e përmbyllëm me rezultate të mira në kontekst të prioritetit të lartë të kësaj udhëheqësie të MPB-së – shkatërrim i tregtisë së palejuar me drogë. Me këtë, vetëm në këtë segment janë parandaluar 20 kanale për transport ndërkombëtar, është sekuestruar drogë narkotike në vlerë të përgjithshme të përllogaritur prej 15 milionë euro, janë shkatërruar dhjetëra grupe të organizuara kriminele të përbërë prej 60 anëtarë, prej të cilëve tri janë më kriminele, përkatësisht përkrahë kontrabandës me drogë, janë përfshirë edhe në tregti të palejuar me armë dhe me kontrabandim të migrantëve”, theksoi Spasovski.

Ai më tej ka shtuar se, kjo fletë për pozitën e mirë strategjike të ministrisë e cila solli rezultate të shkëlqyera, ndërsa shtetin e pozicionuan si faktor kredibil në luftën kundër tregtisë së palejuar me narkotikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button