Petkov: Agjentë rus punuan kundër marrëdhënieve Sofje-Shkup

Agjentë rusë në Bullgari punonin kundër marrëdhënieve të mira midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Kështu deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov, transmeton Portalb.mk.

“Në Bullgari është formuar një diasporë mjaft e madhe agjentësh rus, të cilën aktualisht e shohim duke punuar për interesa të ndryshme. Ka agjentë rusë që kanë punuar në mënyrë specifike kundër mirëkuptimit midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Petkov sot në Blagoevgrad, njofton BGNES.

“Në fakt, interesi i Rusisë është të mos ketë të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor”, shtoi Petkov.

Ndryhse Komisioni maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore sot dhe nesër në Shkup do të mbajë mbledhjen e re, të tetëmbëdhjetë me radhë. Në rend dite do të jenë vërejtjet nga pala bullgare për periudhën mesjetare për tekstet e historisë së Maqedonisë për klasën e shtatë, pas shqyrtimit të vërejtjeve të Maqedonisë për tekstet bullgare për klasën e gjashtë.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button