Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut ishte rritur prodhimi i specave dhe trangujve për 7-8 përqind

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021  është regjistruar rritje e prodhimit në disa sektorë, derisa në disa fruta është regjistruar rënie, në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në të njëjtën periudhë, është vërejtur rritja e prodhimit të specave dhe trangujve për 8.8 dhe 7.8%, ndërsa te mbjelljet dhe frutat e përzgjedhura është regjistruar rënie”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në gjithë vendin janë regjistruar 516 733 hektarë tokë e punueshme, apo 0.1 përqind më pak se një vit me parë. Në këtë  periudhë janë identifikuar 742 760 hektarë tokë për kullota.

Raportohet që në vitin 2021 janë prodhuar 222 926 ton speca, 179 815 ton patate, 154 031 misër foragjere, 117 897 domate, 52 950 trangu; 92 863 ton molla, 27 031 kumbulla, 8 372 vishnje, etj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button