Tre të arrestuar për drogë në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave në lidhje me shitblerjen e drogës, si pjesë e një grupi që ka vepruar edhe në Bullgari, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 66 vjeçarit P.T. nga Shkupi, 36 vjeçarit B.T. dhe 34 vjeçarit A.T. nga Shkupi, për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 215, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, deklarojnë nga Policia.

Sot policia arriti të arrestojë 66 vjeçarin e dyshuar, si pjesë e grupit i cili më 10 shkurt u kap në Sofje në një laborator të improvizuar ilegal dhe dy të dyshuarit tjerë. Raportohet që sot u arrestua në Maqedoninë e Veriut edhe P.T.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button