Serbia paditi serbin që “zbuloi” vrasësin e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë të mërkurën në një konferencë “të jashtëzakonshme”, se dikasteri që udhëheq, ka ngritur padi ndaj serbit Boban Bogdanoviq, i cili të martën për portalin “Krik”, tha se e di kush e ka vrarë politikanin kosovar Oliver Ivanoviq dhe kush e ka dhënë urdhërin për këtë, raporton Koha.net.

Bogdanoviq tha se e ka amanet nga miku u tij i vrarë tashmë, Aleksandar Gligorijeviq, që të zbulojë emrat.

Dhe sipas tij, vrasësi është Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi, kurse urdhëruesi i vrasjes, Zvonko Veselinoviq, një biznesmen kontrovers dhe i ndjekur nga drejtësia në Kosovë.

Vuilin tha se “e ka ftuar Bogdanoviqin të dëshmojë me poligraf (mjet që detekton gënjeshtrën) në dorë dhe pasi ka refuzuar sipas tij, ka vendosur ta padisë.

“Serbia është shtet serioz dhe nuk bën që kaq brutalisht të gënjehet”, tha Vulin, përcjell portali “N1”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button