Aktakuzë për një tjetër anëtar të Dhomës Publike
Prokuroria Themelore Publike në Veles ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Velesit kundër personit të moshës 22 vjeçare për vepër penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve” nga neni 193-a paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal, transmeton 360 Shkallë.
Sipas deklaratës, në janar të vitit 2021, i pandehuri, përmes celularit të tij ka poseduar video me pornografi për fëmijë, të cilat përmes aplikacionit celular Telegram, ku ai kishte një llogari, i është bashkuar grupit “Dhoma Publike” me qëllimin për të parë foto dhe regjistrime me përmbajtje eksplicite. Ai bëri disa foto dhe video me përmbajtje eksplicite në telefon, duke përfshirë një video me akte seksuale të dukshme midis një gruaje dhe një fëmije nën moshën 10 vjeç, si dhe një video me akte seksuale të dukshme mes fëmijëve – një djalë dhe një vajzë nën moshën 18 vjeçare. Video të tilla ai i ka ruajtur në celularin e tij, gjë që është konstatuar nga analiza kriminalistike e telefonit, thonë nga Prokuroria Publike në Veles.
Prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim për vazhdimin e masave të sigurimit që tashmë të pandehurit i ishin caktuar gjatë procedurës hetimore.
Para dy javësh, Gjykata Penale në Shkup ka dhënë dy aktgjykime për rastin “Dhoma publike”, me krijuesit e grupit, gjegjësisht themeluesin Darko Kostovski dhe administratorin e grupit telegram Mihail Panevski.
Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje seksuale. Të dy u akuzuan për krimin e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.
Të dy krijuesit e grupit deri më tani kanë qenë në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.
Prokuroria në këtë rast ka iniciuar procedurë pasi gjatë hetimeve paraprake janë siguruar prova materiale që tregojnë për këtë kualifikim ligjor. Ata vodhën foto dhe të dhëna personale pa leje, publikuan dhe ngacmuan seksualisht dhjetëra vajza dhe gra të rritura.
- LEXO: Administratorët e “Dhomës Publike” u dënuan me nga katër vite burg (VIDEO)
- LEXO: Për herë të tretë është hapur “Dhoma Publike” në Telegram
- LEXO: RMV, filloi gjyqi për rastin Dhoma Publike
- LEXO: Gratë aktiviste për të drejtat e njeriut në rajonin e Ballkanit porosisin që institucionet të veprojnë ndaj autorëve të dhunës përmes internetit
- LEXO: Serbia kërkon të dhëna nga “Telegram” për zbulim të anëtarëve në “Dhomën publike” ballkanike
- LEXO: Prokuroria Publike: Hetimi për “Dhoma publike 2” është në fazën përfundimtare, po zhvillohen procedura hetimore në disa prokurori
- LEXO: Protestë për ‘Dhomën publike’: Organizatorët kërkojnë që më 8 Mars gratë të lirohen nga puna, të marrin pjesë në marsh
- LEXO: Dhoma Publike: Një vit pa aktakuza, aktivistët kanë dhënë afat deri më 8 mars, në të kundërtën do të protestojnë
- LEXO: RMV, 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë të vajzës 14 vjeçare
- LEXO: RMV, gjykata caktoi 30 ditë paraburgim për krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”