Qeveria e RMV-së: Prej sot 0% TVSH  për produktet ushqimore bazë

Prej sot hyn në fuqi masa për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%. Me hyrjen në fuqi të kësaj mase, në të gjitha tregjet që shesin bukë, miell lloji-400, qumësht me yndyrë nga  2.8% nga  3.2% dhe 3.5% yndyrë, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera ushqimore, orizi i bardhë dhe vezët, për këto produkte do të lëshohen fatura fiskale me TVSH prej 0%.

“Njëkohësisht me këtë masë do të bëhet një presion në ulje rreth çmimeve me pakicë të këtyre produkteve  gjë që do të  ndikojë në uljen  e vlerës së shportës së shpenzimeve. Për një efekt më domethënës, kjo masë zbatohet paralelisht me masën për ngrirjen e marzhave të këtyre produkteve”, thonë nga Qeveria.

Krahas kësaj mase, pakoja prej 26 masash për mbrojtjen e standardit të jetesës dhe likuiditetit të kompanive përfshin masën për zgjatjen e aplikimit të normës preferenciale nga  5% të TVSH-së, si dhe për energjinë elektrike për familjet deri në fund të vitit 2022, dhe masat për ulje të akcizave dhe TVSH-së për derivatet me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon.

“Për Qeverinë, standardi i jetesës së qytetarëve është prioritet dhe strategjia e përkthyer në 26 masat dhe rekomandimet është tërësisht fokusuar  drejt shfrytëzimit të të gjitha burimeve në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë në kohë krize”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button