Site icon PORTALB

Ukrainë, të paktën nëntë të vdekur pas sulmit në një kullë transmetimi

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Një raketë ka goditur një kullë transmetimi në veri të Ukrainës, duke lënë të vdekur të paktën nëntë persona dhe disa tjerë të plagosur, ka thënë një zyrtar lokal, transmeton REL.

Vitaliy Koval, guvernator i rajonit Rivne, ka thënë se kulla dhe ndërtesa administrative në afërsi janë goditur nga dy raketa, në kuadër të një sulmi që ka ndodhur në fshatin Antopi.

“Ka ende njerëz nën rrënoja”, ka shtuar ai.

Mediat lokale kanë raportuar se transmetimet e televizionit dhe radios janë ndalur në rajonin Rivne, pas sulmit të mëngjesit.

Exit mobile version