Site icon PORTALB

Zyrtarët ukrainas: Një 15-vjeçar u vra nga bombardimet në shkollë

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Një 15-vjeçaru vra nga disa “fragmente të predhave”, kur një shkollë në Çuhuiv, afër qytetit Harkiv, është goditur nga ajo që zyrtarët ukrainas e kanë konsideruar artileri ruse, transmeton REL.

“Një numër shtëpish private janë dëmtuar po ashtu” nga bombardimet, ka thënë Zyra e Prokurorit Rajonal të Harkivit, në një postim në Facebook.

Viktima nuk është identifikuar.

Prokurorët kanë nisur hetime penale për shkelje të mundshme “të ligjeve dhe kushteve të luftës… të kombinuara me vrasje të paramenduar”, ka thënë mes tjerash kjo Zyrë.

Exit mobile version