Shkup: Aksion policor në fshatrat e Sarajit (VIDEO)

Gati 10 kilogram marihuanë është konfiskuar gjatë aksionit të djeshëm policor, pjesë e vazhdimit të aksionit me emrin operacional “rrjeti”. Sipas informatave të mara nga Press24 nga burime të policisë, droga është konfiskuar nga dy persona nga fshati Gllumovë-Shkup.

Burimet për Press24 thonë se droga është konfiskuar gjatë transportit tek pagesa rrugore tek Milladinovci.

Me siguri, përpos këtyre dy personave, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, janë arrestuar edhe të tjerë.
Nga policia konfirmojnë se ka patur aksion për konfiskim të marihuanës, por nuk japin detaje.

Lajme të ngjashme

Back to top button