Padi për personin i cili e goditi me veturë për vdekje vajzën në Shkup

Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarin, duke e paditur në lidhje me rastin kur u goditën me veturë dy persona, ashtu që 24 vjeçarja mori plagë deri në vdekje, transmeton Portalb.mk.

Ai më 20 janar me veturën e tij Citroën C4 ka shkaktuar aksident në bulevardin “Aradhet Partizane”, afër QT “Siti Mall” derisa po voziste veturën me shpejtësi 67.3 km/h në zonën me shpejtësi 50 km/h të lejuar.

Ngasësi i veturës kishte goditur viktimën në zonën për kalimin e këmbësorëve, në kohën kur semaforët punonin vetëm në ngjyrën e verdhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button