Revizioni konfirmoi që hapësirat, objektet dhe pajisjet e komunës ishin dhënë në mënyrë të parregullt te Komuna e Aerodromit

Enti Shtetëror i Revizionit në kontrollet e kryera në Komunën e Aerodromit, ka verifikuar disa parregullsi, për çka ka dhënë disa rekomandime për udhëheqësit e kësaj komunë, transmeton Portalb.mk.

“Parregullsi në mënyrën dhe procedurën e dhënies në shfrytëzim të hapësirave afariste, pajisjeve urbane dhe objekteve sportive”, ishte një nga problemet e konstatuara në këtë Komunë, duke rekomanduar që të këtë marrëveshje për shfrytëzimin e këtyre pronave.

Në këtë komunë u konstatua gjithashtu që ka pasur dobësi edhe gjatë procesit të buxhetimit dhe gjatë përcaktimit të detyrave dhe të drejtave që i takojnë kësaj komunë në raport me NP “Parkingu i Qytetit – Shkup” (Qytetin e Shkupit) në pajtim me Ligjin për tatimet komunale.

“Me aktin e brendshëm të përcaktohen kritere të qarta dhe të sakta sipas të cilave do të merren vendime për kërkesat e donacioneve dhe sponsorizimeve”, ishte një nga rekomandimet tjera të Entit, duke theksuar gjithashtu edhe nevojën që të respektohen afatet e përcaktuara me ligj gjatë zbatimit të prokurimit publik dhe të zbatohen procedurat përkatëse për prokurimin e të mirave materiale, shërbimeve apo punëve, pasi ishin hasur parregullsi në zbatimin e prokurimit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button