Prioritetet e presidencës franceze me BE-në në seancën e Qeverisë së RMV-së

Informacioni për programin dhe prioritetet e presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian është një nga pikat e seancës së sotme të Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Që nga fillimi i vitit, Franca ka marrë presidencën gjashtëmujore të BE-së nga Sllovenia dhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke njoftuar prioritetet e presidencës, theksoi se Ballkani Perëndimor ” sipas gjeografisë dhe historisë së tij, si dhe përmes premtimit për të ardhmen që bart, është në zemër të kontinentit evropian”.

“Në kontekstin e konferencës për të ardhmen e Evropës dhe rezultatet e majit të ardhshëm, ne duhet t’i rishqyrtojmë rregullat tona të vendimmarrjes, që t’i bëjmë ato më të qarta, më të respektueshme, që të mund të vendosim më shpejt dhe më të fortë, por edhe të jemi politikisht të sinqertë për kuadrin e asaj Evropr në të cilën ka vend Ballkani Perëndimor”, tha presidenti francez.

Në seancën e sotme të qeverisë do të shqyrtohet raporti nga analiza e draft-planeve strategjike të ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore nëaspekt të formës, përmbajtjes dhe përputhshmërisë së tyre me prioritetet strategjike të Qeverisë për vitin 2022.

Para ministrave do të prezantohen disa propozim- programi për punë për vitin aktual, si dhe programi për subvencione kapitale për zhvillimin e rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe Strategjia e zhvillimit rajonal 2021-2024.

Në seancën e sotme para ministrave do të prezantohet informacioni për propozim-strukturat dhe planin aksional për ngritjen e sistemit për menaxhimin indirekt të fondeve IPA, në përputhje me kërkesat e Rregullores për zbatimin e Instrumentit të ri për ndihmën para-qasëse (IPA 3) për Programin vjetor aksional 2022.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button