Raportohet se disa trupa ruse po largohen nga kufiri me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të martën se disa trupa të pozicionuara afër kufirit me Ukrainën, janë duke u kthyer në bazat e tyre, pas përfundimit të stërvitjeve, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, stërvitjet e shkallës së gjerë në Rusi do të vazhdojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se 130,000 ushtarë gjenden afër kufirit me Ukrainën.

Më 14 shkurt, Rusia e ka lënë derën e hapur për më shumë diskutime me qëllim të zgjidhjes së krizës.

Gjatë një takimi televiziv me presidentin rus, Vladimir Putin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se “gjithmonë ka mundësi” për të arritur marrëveshje me Perëndimin për Ukrainën.

Kujtojmë se, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, duke e rrethuar atë nga tre anë, në Krime në jug, në anën ruse të kufirit dhe në Bjellorusi në veri. Në zonën kufitare, Moska ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimin se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm të ri, pasi Rusia më 2014 pushtoi Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Por Rusia deri më tani mohon të pushtojë Ukrainën. Shumë vende përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, RMV-në, Shqipërinë dhe të tjera u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button