Deri të martën do të jetë i hapur konkursi për Çmimin “Goce Dellçev”

Përmes ndonjë libri ose vepre shkencore të publikuar në vitin 2021, qytetarët do të mund të aplikojnë deri më 15 shkurt për të marrë Çmimin “Goce Dellçev”, transmeton Portalb.mk.

Më 4 maj do të ndahet çmimi për përfituesin, i cili mund të jetë edhe një shtetas i huaj.

“Me çmimin  “Goce Dellçev” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëmin shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke bërë të ditur që propozues mund të jenë edhe institucionet, shoqatat tregtare e qytetare.

Individë ose grup autorësh mund të jenë fitues të çmimit në lëmin e njëjtë vetëm një herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button