Bideni ia kërkoi Vuçiqit sërish njohjen e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar sërish njohjen e Kosovës, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Koha.net. Kërkesa ka ardhur përmes letrës së tij të urimit, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Në letrën që Bideni i ka dërguar Vuçiqit, e të cilën e kanë publikuar mediat serbe, thuhet ndër të tjera se ai pret normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, e që duhet të bazohet në njohjen reciproke.

“Më vjen mirë që morët pjesë në Samitin e Demokracisë në dhjetor. Unë ju inkurajoj ju dhe Qeverinë tuaj që të vazhdoni të punoni me zell për të zbatuar reformat e brendshme të nevojshme për t’i bërë arritjet e demokracisë të disponueshme për të gjithë njerëzit në Serbi. Të njëjtat reforma do të ndihmojnë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të ligjit dhe një klime tërheqëse investimi, si dhe do t’ju sjellin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”, citohet letra e Bidenit.

Të njëjtën kërkesë, presidenti amerikan Biden, ia kishte bërë Vuçiqit edhe në urimin e vitit të kaluar për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button