Shqiptarët të largohen sa më parë nga Ukraina, kërkoi Shqipëria

Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që gjenden në Ukrainë të kthehen në vendet e tyre, për shkak rrezikut që ekziston nga mundësia për nisjen e luftës në ato vende, transmeton Portalb.mk.

“Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, alarmojnë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke sqaruar që mund të kërkojnë ndihmë në adresën [email protected]; [email protected]; [email protected] apo në numrat e telefonit +48 22 824 14 27 ose +48 501 194 910.

Ndryshe, thirrje të ngjashme gjatë javës kanë bë edhe shtete të ndryshme perëndimore, derisa disa edhe kanë larguar trupën diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button