Për një vit Maqedonia e Veriut regjistroi deficit tregtar afër 3 miliardë euro

 

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021 është regjistruar rritje e eksportit dhe importit të mallrave në krahasim me vitin e kaluar, por përsëri është regjistruar deficit tregtar prej 2.7 miliardë euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-dhjetor të vitit 2021, është 6 922 573 000 euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej  19.8 %. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 9 638 290 mijë euro, që është për 26.9 %  më shumë , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Mbulimi i importit me eksport, në janar-dhjetor të vitit 2021, është 71.8 përqind, ndërsa deficiti tregtar për vitin 2021 është  2 715 716 000 euro.

Maqedonia e Veriut ka tregtuar më shumë  me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, japin detaje nga Enti. Në Kosovë janë eksportuar mallra në vlerë prej 302 775 000 euro, ndërsa janë importuar mallra me vlerë 78 928 000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button