U përzgjodhën katër shkrimtarët më të mirë për vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut

Shoqata e shkrimtarëve në Maqedoni ka përzgjedhur më të mirët për vitin 2021 në katër kategori të letërsisë, transmeton Portalb.mk.

“Ivica Çelikoviç, Sande Stojçevski, Dimitar Pandev dhe Venko Andonovski janë fituesit e shpërblimeve letrare të Shoqatës së shkrimtarëve në Maqedoni për vitin 2021”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Çelikoviç u përzgjedh më i miri në prozë, Stojçevski u përzgjodh në poezi, Pandev mori çmimin për veprën më të mirë kritike-eseistikë, ndërsa Venko Andonovski u përzgjodh më i miri në fushën e fëmijëve dhe të rinjve.

Ministria sqaroi që nuk ka pasur asnjë aplikim për çmimin “Ura” për librat e shënuar në gjuhën e komuniteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button