Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një muze etnografik kombëtar, raporton ENPërpjekja e 15 viteve më parë për të krijuar një sektor ku të prezantohen veshjet nga të gjitha krahinat, brenda muzeut kombëtar, dështoi.

Në Shqipëri janë 8 muze etnografikë lokalë por nuk ka akoma një kombëtar. 

“Kjo është një pjesë e munguar e qytetit dhe një problematikë e kahershme,” – u shpreh kërkuesi shkencor Olsi Lataj.

Etnografja Afërdita Onuzi tregoi se ka pasur shumë arsye për të cilat është përpjekur të hapë muzeun.

“Së pari muzetë etnografike janë ID e një populli, dhe në vendin më të pazhvilluar më të varfër ka një muze modest kombëtar, sepse muze ofron mundësinë që të njohim vlerat e një populli,” – tha Onuzi.

Në vitin 2008 Ministria e Kulturës vendosi që 1.200 metër katrorë të Muzeut Historik Kombëtar të përdoreshin për të ekspozuar objektet e rralla dhe me vlerë të pasurisë etnografike.

UNDP dha 400 mijë dollarë për të përmirësuar ambientet në funksion të pavijonit, përfshirë restaurimin e një pjese të mirë të objekteve që do të ekspozoheshin.

Aty u dërguan 1.430 veshje dhe artefakte, shumica prej tyre unikale, të mbledhura në territorin shqiptar.

Duke qenë se kjo hapësirë nuk u hap kurrë ministria e Kulturës deklaroi se “ u evidentua një situatë kritike lidhur me hidroizolimin e tarracës”.

“Theksojmë që izolimi kundër ujit nuk ishte parashikuar në projektin e rikonstruksionit,” – tha ministria e Kulturës pyetur nga Euronews Albania.

Ndërkohë specialistëve që u morrën me këtë punë, iu dha një tjetër përgjigje.

“Një ditë të bukur pasi ju vu pika u bënë të gjitha dhe po mendonim për këndin e fëmijëve që zakonisht e kërkon ky muze një ditë të bukur u tha që muzeuy do të kalojë në një rikonceptim tjetër,” – tha Onuzi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button