Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut mund të përfitojnë bursë deri 40 mijë dollarë për të studiuar jashtë vendit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur që të rinjtë nga Maqedonia e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 15 shtator për të fituar deri 40 mijë dollarë amerikane brenda një vitit për të realizuar studime në një nga universitetet më të vlerësuara, transmeton Portalb.mk.

“Përfituesi i bursave do të kompensohet për  shpenzimet e regjistrimit me vlerë deri në 40.000 dollarë amerikanë në vit, paguhet me  monedhën e duhur në kursin e këmbimit të Bankës Kombëtare të Maqedonisë në ditën e publikimit të këtij njoftimi, një biletë avioni në fillim të studimeve, një biletë ajrore pas diplomimit apo një biletë avioni kthyese dhe vlera mujore bëhet në përputhje me Vendimin”, sqarojnë nga ministria.

Të rinjtë duhet të plotësojnë kriteret e Konkursit, duke përfshirë edhe notën mesatare në arsimin e mesëm jo më të ulët se 4.5.

“Në rast se kandidati vendos pas përfundimit të studimeve, të mos kthehet  në Republikën e Maqedonisë dhe nuk përmbush obligimin, është e nevojshme të kthehen të gjitha fondet e paguara të ndara për bursë dhjetëfish më shumë se vlera e bursës, brenda një viti nga përfundimi i studimeve”, paralajmërojnë nga Ministria.

Ndryshe, Ministria bëri të ditur që kjo mundësi mund të shfrytëzohet edhe nga studentët e ciklit të parë jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe prodhimit të filmit, arteve dramatike dhe muzikës për vitin akademik 2022/2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button