Afati ligjor kaloi, ndërsa Arsovska nuk e paditi LSDM-në për akuzat për shtetësi bullgare

Kanë kaluar tre muaj që kur Danela Arsovska deklaroi se do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate akuzave të LSDM-së se është shtetase bullgare, transmeton Portalb.mk.

“Akuzat ndaj meje dhe familjes sime, për gjoja shtetësinë bullgare, janë gënjeshtra të pastra dhe janë pasojë e frikës së këtyre politikanëve. Më besoni, në afatin ligjor do të paraqes padi dhe për këtë do të përgjigjen në një mënyrë apo tjetër”, tha Danela Arsovska më 27 tetor, nga pozita e kandidates për kryetare të Shkupit.

Për këtë çështje ajo u pyet në një intervistë televizive.

Gazetari: Deri ku është padia juaj kundër LSDM-së në lidhje me informacionet që dolën gjatë fushatës se keni edhe nënshtetësi bullgare?

Arsovska: Disa nga procedurat kanë filluar. Për disa nga procedurat, tani në këtë pikë po mblidhen informacione dhe ekipi po punon. Besoj se do t’i kem një fund të bukur të gjitha këtyre procedurave.

Gazetari: Do të keni një apo më shumë padi?

Arsovska: Më shumë, tha kryetarja e Shkupit në një paraqitje në TV 21 më 14 janar 2021.

“Nuk ka arritur asnjë padi nuk është ngritur mbi atë bazë. Nuk e kontestojmë dyshtetësinë, kjo është e drejtë ligjore, natyrisht, por qasja e pasinqertë që Daniela Arsovska ka pasur vazhdimisht gjatë fushatës para zgjedhjeve lokale”, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska për “360 gradë”.

Nëse nuk janë paditur deri më tani, nuk do të jenë as në të ardhmen, pasi afati ligjor ka kaluar.

“Afati për paraqitjen e padisë për përcaktimin e përgjegjësisë dhe dëmshpërblimit për fyerje dhe shpifje rregullohet me nenin 20 të Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje dhe është 3 muaj nga dita kur paditësi ka marrë vesh ose është dashur të kuptojë për deklaratën fyese apo shpifëse dhe për identitetin e personit që e ka shkaktuar atë dëm”, tha avokati Ivan Breshkovski.

360 gradë, pasi dy javë nuk morëi përgjigje me shkrim nga Qyteti i Shkupit për pyetjet nëse dhe kë do të padisë Arsovska për pretendimet se është edhe shtetase e Bullgarisë, ata ndoqën një ngjarje të saj për të kërkuar përgjigje nga ajo personalisht.

“360°: Pse nuk e paditët LSDM-në për akuzat se keni shtetësi bullgare? Ishte një fushatë e fortë.

Arsovska: Do të ketë procedura për gjithçka, gjithçka do të dëshmohet.

360 °: A e dini se ka kaluar afati për paraqitjen e padisë?

Arsovska: Mos u shqetësoni, ka procedura për gjithçka, janë ndërmarrë të gjitha. Disa prej tyre shmangin marrjen e dokumenteve, mos u shqetësoni.

360 °: Kë paditët?

Arsovska: Unë thashë se drejtësia do të vijë dhe se gjithçka do të realizohet, të mbahet përgjegjësi për të gjitha të pavërtetat që kanë shprehur dhe që i tregojnë vazhdimisht.

360 °: Kë paditët, pasi thonë se nuk kanë marrë padi?

Arsovska: Faleminderit, të mos e prishim ditën sot”, u përgjigj Arsovska”.

“Gjithçka që kanë thënë nga fillimi e deri tani në këtë fushatë, qytetarët duhet ta dinë se është gënjeshtër”, tha Arsovska më 26 tetor në emisionin 24 Analizë në TV 24.

Ndryshe, deputetja Slavjanka Petrovska nga LSDM më26 tetor 2021  në një konferencë për media tregoi një dokument me të cilin pretendon se është dëshmi origjinale për shtetësinë bullgare të kandidates së pavarur për kryetare të Shkupit, e cila në dokumentin bullgar është shkruar me “i” – Daniela Arsovska.

Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE-së dje mohoi “të pavërtetat e tilla” për kandidaten e pavarur.

VMRO-DPMNE në mars të vitit 2021 në Kuvend paralajmëroi se do të propozojë që deputet të mos mund të bëhet me dyshtetësi. Zyrtarisht, ky propozim kurrë nuk u parashtrua, ndërsa atë nuk e bëri as LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button