Danela Arsovska ka shtetësi bullgare, thonë nga LSDM, ajo hesht, ndërsa nga VMRO-DPMNE përgënjeshtrojnë

Deputetja Slavjanka Petrovska nga LSDM sot në një konferencë për media tregoi një dokument me të cilin pretendon se është dëshmi origjinale për shtetësinë bullgare të kandidates së pavarur për kryetare të Shkupit, e cila në dokumentin bullgar është shkruar me “i” – Daniela Arsovska, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE-së mohoi “të pavërtetat e tilla” për kandidaten e pavarur. Arsovska nuk u është përgjigjur as në telefon,  as SMS mesazhet që ia dërguam, nëse dokumenti bullgar i treguar nga deputeti i LSDM-së është për të apo për ndonjë Daniela tjetër.

“Në dritë doli e vërteta për kandidaten e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, Danela Arsovska. Arsovska ka marrë shtetësi bullgare në vitin 2011. Në “Udostoverenie” nga Ministria e Drejtësisë bullgare thuhet qartë se nënkryetari i Bullgarisë me dekret të vitit 2011, Arsovskës ia ka dhënë shtetësinë bullgare”, tha deputetja Petrovska.

Ajo akuzoi Arsovskën se tashmë dhjetë vjet ka pasur atdhe rezervë.

“Arsovska nuk mund të kujdeset për interesat e banorëve të Shkupit kur ajo ka nënshtetësi bullgare dhe është konsull nderi i Republikës së Hungarisë”, tha deputetja, duke e quajtur kandidatin e mbështetur nga VMRO-DPMNE – “instalim të Gruevskit”.

Redaksia digjitale SAKAMDAKAZHAM.MK, duke dashur të dëgjojë palën tjetër, me një mesazh SMS ka kërkuar nga Arsovska të thotë nëse janë të vërteta pretendimet se ajo ka edhe shtetësi bullgare.

Nuk morëm përgjigje.

Reagimi ka ardhur nga qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së se “LSDM gënjen dhe manipulon për gjoja pasaportën bullgare të Danela Arsovskës” dhe “i mohon plotësisht të pavërtetat e tilla”.

VMRO-DPMNE në mars të këtij viti në Kuvend paralajmëroi se do të propozojë që deputet të mos mund të bëhet me dyshtetësi. Zyrtarisht, ky propozim kurrë nuk u parashtrua, ndërsa atë nuk e bëri as LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button