Katër persona humbën jetën në një ortek bore në Austri

Një ortek i borës në alpet austriake në afërsi të kufirit me Zvicrën, ka lënë të vdekur katër persona ndërsa një person është i zhdukur.

Orteku ra në afërsi të qytetit Spiss në provincën e Tyrolit ndërsa helikopterë austriakë e zviceranë u nisën për shpëtim, transmeton REL.

Ditëve të fundit ka pasur të reshura të dendura të borës në këtë zonë dhe më herët të premten (4 shkurt), mediat austriake raportuan për një ortek tjetër në një zonë tjetër të Tyrolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button