Kovaçevski-Nehamer: RMV-ja ka mbështetje të madhe nga Austria në procesin eurointegrues

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot përmes një konferencë të përbashkët për shtyp në Vjenë me kancelarin austriak, Karl Nehamer ku ndodhet për vizitë pune, theksoi përkushtimin e Austrisë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin sektorial në nivele të shumta, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë nuk ka çështje të hapura bilaterale dhe fokusi i të dyja vendeve është forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Kovaçevski theksoi se Austria është investitori më i madh i huaj në Maqedoninë e Veriut, me investime mbi 900 milionë euro deri në vitin 2022, ku  rreth 50 kompani austriake janë të pranishme në tregun e Maqedonisë së Veriut në disa fusha.

“Austria gëzon një reputacion të madh në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm për shkak të kuptimit të thellë të rajonit tonë apo mbështetjes së saj të vendosur për rrugën tonë drejt BE-së, por edhe për shkak të pranisë së saj të fortë dhe të vazhdueshme ekonomike në vendin tonë”, tha Kovaçevski.

Ai mes tjerash theksoi se me kancelarin diskutuan për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“I shpreha mirënjohjen tonë Austrisë, e cila është një mbështetëse e fortë dhe e hapur për rrugën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për perspektivën e anëtarësimit në BE të të gjithë Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, tha Kovaçevski.

Kryeministri mes tjerash tha se bashkëpunimi mes vendeve vazhdon përmes mekanizmit FRONTEX, për të cilin është nënshkruar marrëveshje vitin e kaluar, ndërsa sot në vendin tonë filloi zbatimi praktik i marrëveshjes FRONTEX, i cili u shënua me ceremoni në Shkup.

Ndryshe, muajin e kaluar në vizitë në Shkup ishte Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili theksoi se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të dramatizohen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button