Olimpiadë e sigurtë në Kinë

Lojërat Olimpike Dimërore do të shkojnë sipas planeve. Këtë e ka pranuar presidenti i Federatës International, Einars Fogelis, që ka shtuar se Kina, shteti organizator është vendi më i sigurtë në botë për të përballuar pandeminë e shfrenuar Covid-19. Fogelis thotë se ka besim në mbarëvajtjen e suksesshme të eventit dhe të ardhme të ndritur për industrinë në vend, raporton Klan.

“Sportistët tanë janë të sigurt, trajnerët tanë janë të sigurt dhe ne bëjmë gjithçka që kemi në plan për këtë sezon. Tani jemi këtu dhe shpresoj, i kryqëzoj gishtat për sportistët tanë, për sigurinë dhe për shëndetin. Mendoj se Kina, më konkretisht Pekini është vendi më i sigurtë në botë,” tha ai për mediat vendase.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë planifikuar për t’u mbajtur nga data 4 deri në 20 shkurt, të ndjekura nga Lojërat Paralimpike që pritet të organizohen gjatë muajit Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button