Do të lehtësohen masat kufizuese për kalimin kufitar në Kosovë, paralajmëroi Sela pas takimit me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka zhvilluar takim me autoritetet shtetërore të Kosovës dhe liderët e opozitës në Kosovë, ku një nga temat që u diskutua edhe për kalimit kufitar, transmeton Portalb.mk.

“Me kryeministrin hapëm edhe çështjen e krizës së pandemisë, masat të cilat janë vendosur nga Republika e Kosovës, për të cilët ne morën lajmin që do të lehtësohen. Komunikimi ndër shqiptarë është shumë i rëndësishëm”, deklaroi Sela pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sela ka vlerësuar që nisma rajonale “Ballkani i Hapur”, nuk do të ketë kuptim derisa nuk ka njohje të Serbisë nga Kosova.

Ai sot zhvilloi takim edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kryetarin e LDK-së, Lumnir Abdixhiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button