Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut më shumë të shëruar sesa të infektuar nga kovid, ndërkohë ndërruan jetë 26 persona

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1 543 raste të reja me Covid-19 nga 4 667 analiza të kryera, prej rasteve të reja u regjistruan 220 riinfektime, transmeton Portalb.mk. Në këtë periudhë janë regjistruar 1 961 pacientë të shëruar dhe 26 viktima.

Në Shkup ndërruan jetë nëntë persona (63v, 72v, 72v, 73v, 74v, 78v, 79v, 85v dhe 90v), tre nga Prilepi (56v, 76v, 69v), dy nga Ohri (84 dhe 89v), një Manastiri (84v), Kërçova (74v), Kumanova (83v) dhe Resnja (63v).  Në sistemin Termini Im janë regjistruar edhe tetë pacientë që kanë ndërruar jetë nga 4 janari deri më 29 janar: Shkupi (3), Probishtipi (1), Shtipi (1), Strumica (1), Dellçeva (1) dhe Gostivari (1).

Ministria sqaroi që 12 pacientë që kanë ndërruar jetë ishin komplet të vaksinuar.

Rastet aktive:

Shkup 124335, Aktiv 8031
Kumanovë 15038, Aktiv 610
Manastir 13023, Aktiv 996
Prilep 12857, Aktiv 480
Tetovë 12541, Aktiv 531
Kavadar 9162, Aktiv 510
Gostivar 8858, Aktiv 314
Veles 8562, Aktiv 290
Ohër 8001, Aktiv 257
Shtip 7569, Aktiv 151
Strumicë 7331, Aktiv 286
Kërçovë 4995, Aktiv 216
Koçani 4677, Aktiv 146
Strugë 4420, Aktiv 135
Gjevgjeli 3817, Aktiv 199
Negotinë 3244, Aktiv 190
Sveti Nikole 2464, Aktiv 80
Resnjë 2403, Aktiv 171
Radovish 2299, Aktiv 139
Kriva Pallankë 2237, Aktiv 87
Dellçevë 1805, Aktiv 92
Berovë 1650, Aktiv 32
Dibër 1511, Aktiv 20
Valandovë 1402, Aktiv 83
Vinicë 1298, Aktiv 33
Probishtip 1260, Aktiv 20
Bogdanci 901, Aktiv 65
Kratovë 890, Aktiv 29
Krushevë 824, Aktiv 22
Demir Hisar 774, Aktiv 32
Makedonski Brod 642, Aktiv 31
Makedonska Kamenica 508, Aktiv 23
Demir Kapija 496, Aktiv 16
Pehçevë 429, Aktiv 15
Dojran 214, Aktiv 4

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.798.697 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 272.437, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve është 8.470 dhe numri i rasteve aktive është 14.336.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button