Kovaçevski: Deri në vitin 2023 do të ulet tatimi personal për sektorin IT nga 10 në 0%

“Deri më vitin 2023, parashohim ulje të tatimit të personal në sektorin IT nga 10 në 0 për qind, që do të jetë një nxitje e fortë për të rinjtë që të fokusohen më shumë drejt këtij sektori ku dita ditës nevojiten më shumë punëtorë “, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në kompaninë „Mexhiks“, raporton Portalb.mk

Ai njoftoi se deri në vitin 2023 parashihen një sërë masash stimuluese në sektorin e TIK-ut, përveç uljes së tatimit personal nga 10 përqind sa është aktualisht në 0 për qind, përjashtim nga tatimi për rikualifikim, trajnime shtesë në kompanitë, përjashtim nga tatimi nga kostoja  e licencës për industrinë IT.

Kryeministri Kovaçevski i shoqëruar nga ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati, sot vizituan kompaninë “Mexhiks”.

“Sektori i TIK-ut në Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit shënon rritje të vazhdueshme lidhur me numrin e kompanive dhe të punësuarve, rritje të eksportit dhe të ardhurave. I kemi shndërruar përpjekjet tona për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës dhe rritjen e kësaj industrie në masa konkrete me kërkesë të sektorit”, tha Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button