RMV, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.837 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.837 të infektuar me COVID-19 nga gjithsej 6.647 të testuar, 85 pacientë janë shëruar, 24 të tjerë kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 persona që kanë ndërruar jetë: 7 persona nga Shkupi (61vjet, 67vjet, 72vjet, 82vjet, 83vjet, 83 vjet) 2 nga Koçani (78vjet, 82vjet) 2 Ohër (48vjet, 69vjet) 4 Kumanovë (69vjet, 75vjet, 80vjet dhe 90vjet), 1 nga Veles (73vjet,), Prilepi(66vjet),Manastiri(81),Shtipi(69), Sveti Nikole(72vjet),Probishtip (80vjet), 3 nga Strumica (66vjet, 71vjet, 73vjet).

Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, sipas Regjistrit të të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Termini im,nuk janë raportuar person që kanë ndërruar jetë.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (n = 24), nëntë persona ishin të vaksinuar plotësisht, dhe 23 kishin sëmundje shoqëruese.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 890
  • Manastir – 104
  • Kavadarc – 95
  • Kumanovë – 81
  • Veles – 40
  • Tetovë – 68
  • Prilep – 60
  • Strumicë – 60
  • Gostivar – 45
  • Ohër – 32
  • Shtip – 31
  • Gjevgjeli – 32
  • Negotinë – 42
  • Sveti Nikolë – 16
  • Kërçovë – 29
  • Strugë 21
  • Resnjë – 22
  • Radovish – 36
  • Koçan dhe Kriva Pallankë – nga 29 dhe 17
  • Vallandovë – 13
  • Delçevë – 15
  • Bogdanci – 21
  • Vinicë,Demir Kapi nga 2 dhe Pehçevë – 4
  • Berovë,Makedonski Brod – nga 4 dhe 7
  • Probishtip dhe Demir Hisar – nga 1 dhe 6
  • Kratovë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica – nga 3, 3 dhe 6
  • Dojran – 1

Nga numri i përgjithshëm i rastëve pozitive (1.837), janë regjistruar 246 persona të riinfektuar

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 22
  • Manastir – 1
  • Strumicë – 1
  • Tetovë – 6
  • Gjevgjeli – 1
  • Gostivar – 17
  • Krushevë – 1
  • Kërçovë – 1
  • Koçan – 13
  • Berovë –26
  • Kratovë – 1

Deri më tani janë kryer gjithsej 1.779.972 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 266.937, numri i personave të rikuperuar është 239.666,numri i të vdekurve është 8.362 dhe numri i rasteve aktive është 18.909.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button