Koncesionari i arsenit në Llojan nuk vendosur gardh sepse ka menduar se do ta eksportonte brenda 6 muajve

Kishim plan për ta shitur të gjithë materialin në Kinë brenda 6 muajsh prandaj nuk menduam se ishte e nevojshme të vendosnim gardh rreth zgjyrës në minierën “Llojan”, transmeton Meta.mk. Kjo është përgjigja që morëm nga kompania turke “Kaltun Maddenxhilik”, në pyetjen se pse nuk ka të vendosur gardh dhe tabela informuese rreth lokacionit ku ruhet arseni dhe mbeturinat tjera minerale në Llojan. Përkujtojmë, rreth 100 metra linjë ajrore nga deponia me zgjyrë gjendet shkolla fillore “Rilindja”, ku mësimin e ndjekin nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Mert Ajdin nga kompania “Kaltun Maddenxhilik”, në përgjigjen për Meta.mk, thotë se në periudhën e kaluar kanë shitur rreth 60 tonelata mbeturina, lëndë e parë, të stacionuara në Llojan, por nuk dinë nëse janë transportuar jashtë vendit sepse janë përdorur për hulumtime. Ndryshe, në lokacionin e minierës janë të depozituara rreth 15.000 tonelata sulfur arseni, kurse në lokacionin në Tabanoc ka sasi shtesë.

“Plani ynë ishte që materiali të transportohej në Kinë ose Vietnam. Megjithatë, të dy vendet i mbyllën kufijtë e tyre për import të antimonit dhe tani, për shkak të kovidit, blerësit nuk mund të konfirmojnë porositë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë turke.

Ministria e Ekonomisë, për Meta.mk, ka njoftuar se qysh gusht të vitit 2014 është nënshkruar kontratë mes Qeverisë dhe koncesionarit turk, me të cilën parashikohet shfrytëzimi u burimit minerar teknogjen në lokalitetin “Llojan”. Nga ministria bëjnë me dije se kontrata e koncesionit me kompaninë është e vlefshme deri më 25.8.2024, gjegjësisht deri në këtë periudhë ata mund të eksploatojnë arsenin dhe mbetje të tjera.

Kompaninë turke “Kaltun Madenxhilik” e pyetëm se pse nuk i mbulojnë me dhe zgjyrën nga miniera “Llojan”, duke pasur parasysh faktin se në afërsi ka nxënës të cilët e ndjekin mësimin. Përgjigja e tyre është se nëse do ta mbulonin deponinë me arsen dhe mbetje minerale të tjera, atëherë nuk do të mund të bëjnë eksploatimin.

Koncesionari shton se deponia e mbushur me arsen dhe mbeturina të tjera minerale në afërsi të fshatit Tabanoc nuk është përfshirë në procedurë tenderimi, kështu që ata nuk janë të detyruar të bëjnë eksploatimin nga ky lokacion.

Ndryshe, kah mesi i këtij muaji, Ministria e Ekonomisë premtoi se do të iniciojë kërkesë tek Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik të realizojnë inspektim në terren dhe t’i ndërmarrin masat e duhura nëse konstatojnë mangësi në terren.

Meta.mk në dhjetor të vitit të kaluar publikoi një raport  për arsenin e deponuar në minierën “Llojan” dhe deponinë në Tabanoc, me ç’rast në vend e pamë se nuk kishte të vendosura tabela informative dhe gardhe rreth dy lokacioneve. Përveç nxënësve që mësojnë në afërsi të arsenit në Llojan, afër deponisë pranë fshatit Tabanoc është stacioni i trenit dhe kampi i refugjatëve.

Të dy lokacionet, në Llojan dhe Tabanoc, janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Ekipi i Meta.mk, kishin mundësi ta vërtetojnë këtë personalisht. Një erë e mprehtë e metaleve ndihet menjëherë posa të afroheni të lokacionet dhe mjafton të qëndroni shkurtë, afër 10 minuta, si pasojë thithja e arsenit dhe lëndëve të tjera të para minerale shkakton kokëdhimbje të mprehtë.

Por rreziku i thithjes së arsenit në të dy lokacionet nuk është problemi i vetëm. Banorët e fshatrave përreth në arat rreth arsenit të deponuar mbjellin kultura bujqësore, kurse Meta.mk kishte mundësi të sheh kafshë shtëpiake derisa kullosnin pranë minierës “Llojan”. Me arsen janë të ndotur edhe burimet lokale dhe ujërat e lumenjve në Llojan dhe Tabanoc.

Meta.mk, gjatë kësaj periudhe, kërkoi përgjigje nga organet kompetente nëse ekziston mundësi që nxënësit e shkollës fillore “Rilindja” të zhvendosen në objektet e tjera në fshatrat Vaksincë, Llojan apo Tabanoc. Pyetjes nuk iu aa Ministria e Arsimit dhe Shkencës as Komuna e Kumanovës, ndërsa vetëm nga Komuna e Likovës na thanë se aktualisht nuk ka mundësi për të transferuar nxënësit në lokacione tjera, për shkak se numri i nxënësve që e ndjekin mësimin në shkollat fillore është i madh.

LEXO: Koncesionari që duhet të pastrojë arsenin në Llojan hesht, qeveria paralajmëroi inspektim

LEXO: Mijëra kumanovarë tashmë katër dekada helmohen me arsen dhe substanca të tjera helmuese (FOTO)

LEXO: Institucionet “i lajnë” duart nga përgjegjësia për helmimin me arsen në rajonin e Kumanovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button