Nëse Qeveria nuk do të na ndihmojmë, atëherë duhet të reduktojmë autobusët në qarkullojnë, alarmojnë nga NQP “Shkupi”

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik “Shkupi” ka paralajmëruar që shpenzimet për qarkullimin e autobusëve do të dyfishohen pas rritjes së çmimit të metanit për 130 përqind, për këtë ka kërkuar ndihmë nga Qeveria, përndryshe do të ketë reduktime, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mendojmë për rritje të çmimit të biletave të transportit publik, ndërsa për momentin nuk planifikojmë as reduktimin e linjave. Kërkojmë nga Qeveria të subvencionojë dallimin e çmimit të metanit ose të ngrin çmimin në nivelin e dhjetorit”, vlerësoi ushtruesi i detyrës në NQP “Shkupi”, Ivan Ilievski, duke theksuar që nuk dëshiron që t’i parkojë këta autobus ekologjik.

Raportohet që çmimi i metanit është rritur rreth 130 përqind, ndërsa 33 autobusë të Qytetit të Shkupit janë me metan, për çka pritet që shpenzimet të rriten nga një milion në rreth dy milionë e më shumë.

“Opsioni i fundit, në rast se nuk e marrim ndihmën e kërkuar është reduktimi i linjave të autobusit. Ndërkohë, ndoshta do të kërkojmë edhe subvencione shtesa nga Qyteti i Shkupit, gjegjësisht nga Këshilli”, deklaroi Ilievski.

NQP “Shkup” raportoi që kjo ndërmarrja ka 240 milionë denarë borxh, ndërsa ka në funksion 267 autobusë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button