MSH: Nga 24 analiza, 9 janë me variantin Omicron

Ministria e Shëndetësisë njofton se në laboratorin e virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analiza për zbulimin e llojit Omicron të virusit SARSCoV2. Ku nga analizat e 24 mostrave pozitive me SARSCoV2, 9 kanë rezultuar me variantin Omicron, pacientët pozitivë janë nga Shkupi ndërsa një nga Koçani, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 1,197 raste të reja me Covid-19 nga 7,483 testime të kryera. 12 persona humbën jetën, 331 u shëruan ndërsa numri i rasteve aktive është 5,667.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.619.276 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 227.168, numri i të shëruarve është 213.505 dhe numri i të vdekurve është 7.996.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button