Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për inverterë, biçikleta dhe pastrim të oxhaqeve

Edhe këtë vit, Qyteti i Shkupit do të japë subvencione për blerjen e kondicionerëve inverterë, biçikletave dhe trotineteve, por edhe për pastrim të oxhaqeve. Subvencionet parashikohen në programin për mbrojtje të mjedisit jetësor si një prej masave të Qytetit kundër ndotjes së ajrit, njofton Portalb.mk.

Në buxhetin për vitin 2022, për kondicionerë inverterë janë parashikuar 24 milionë denarë, a për biçikleta dhe trotinete 15 milionë denarë. Për pastrim të oxhaqeve për amvisëritë që ngrohjen e me dru do të ndahen 1 milion denarë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska, thotë se këtë vit nga buxheti i Qytetit do të ndahen më shumë para për kondicionerë inverterë.

“Nuk mund të thuhet se këtë ndahen më pak mjete për subvencione për inverterë, kur dy vitet e kaluara nuk ka ndarë mjete, por paratë janë ndarë nga Qeveria. Këtë vit, për këtë qëllim, nga buxheti janë ndarë më së shumti mjete”, tha Arsovska.

Buxheti i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit për mjedis jetësor për vitin 2022 është 73 milionë denarë, që është tre herë më pak se vitin e kaluar. Arsovska thotë se projektet që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në luftën kundër ndotjes së ajrit janë parashikuar edhe në programet tjera, siç është, për shembull, ndërtimi i pesë mega parqeve në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button