Transporti publik, Kasami: Deri sa nuk e kemi të zhbllokuar llogarinë e Komunës nuk mund të marrim masa

Autobusët e transportit publik të Tetovës më shumë se tre javë qëndrojnë në parking dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehen në qarkullim. Qytetarët kërkojnë rikthimin e tyre por kryetari i Komunës tha se ky lloj transporti ka qenë i organizuar në kundërshtim me ligjin. Përderisa llogaria e Komunës mbetet e bllokuar, nuk mund të marrin masa shtesë, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët nuk mund të mësohen me mënyrën e funksionimit të transportin publik, pasi i njëjti vazhdimisht person ndryshime.

“Sa filluam të mësohemi, i ndalën prapë. Ose le t’i lëshojnë si duhet ose mos ti lëshonin hiç prej në fillim”, tha një qytetar.

“Kush i merr vesh çka bëjnë, “dil Jonuzi hyn domuzi”. Po është mirë ti lëshojnë tani sepse këto dit kanë ardhur edhe gurbetçarët dhe është shtuar trafiku”, shprehet një tjetër qytetar.

“Nuk ishte serioze që në fillim, u lëshuan pa pagesë, mandej nuk kishim informacione të mjaftueshme për mënyrën e funksionimit, oraret mungonin mandej edhe shitja e biletave ishte e tollovitur. Duhet të krijohet plan që të zgjidhen këto probleme dhe qytetarëve njëherë e përgjithmonë të ju sigurohet transporti, jo një javë të ketë një javë jo”, tha një qytetare.

Kryetari i komunës, Bilall Kasami shprehet se transporti publik në Komunën e Tetovës ka qenë i organizuar në kundërshtim me ligjin.

“Kompania nuk ka pasur licencë për të funksionuar në transportin publik dhe të punësuarit nuk kanë pasur pra licencat adekuate. Ne duhet që të gjithë gjërat ti vendosim në vendin e vetë që të mund ajo kompani të funksionojë por të mos rrezikojë jetën e qytetarëve. Për momentin jemi në situatën të menaxhimit me krizën dhe për momentin deri sa nuk e kemi të zhbllokuar llogarinë e komunës nuk mund të marrim masa shtesë sepse për çdo aktivitet  sigurisht që komponenti financiare është e rëndësishme”, tha Kasami.

Ndërsa i pyetur për atë se kur do të fillojë i njëjti, ai u përgjigj kështu duke mos dhënë detaje konkrete:

“Unë besoj se kjo nuk nënkupton që ne të vazhdojmë atë transport ta organizojmë në kundërshtim me ligjin dhe rrezikojmë jetën e qytetarëve, ne punojmë intensivit që të plotësojmë kushtet e parapara me ligj që transporti publik të funksionojë dhe mos të rrezikojë jetën e qytetarëve.”

Në këtë ndërmarrje momentalisht si ushtrues detyre është emëruar ish këshilltari komunal, Rafiz Mejdia nga Lëvizja Besa.

Transporti publik i Tetovës, që nga lëshimi në funksion i saj vazhdimisht po përballet me sfida të ndryshme. Vetëm para dy muajve transporti publik ndaloi së funksionuari, arsyeja e ndërprerjes së katër linjave ishte ndërprerja e furnizimit me naftë nga pompa e benzinësMë pas u vendos që të funksionojë vetëm linja numër një. Pastaj përsëri u ndërpre dhe u lëshua përsëri në funksion. Ndërsa herën e fundit u ndërpre me 7 dhjetor.

Ndryshe, autobusët e transportit publik të Tetovës u lëshuan në përdorim në mes të muajit gusht. Autobusët janë blerë me kredi prej 1.2 milionë eurove nga Banka Botërore, të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës, e cila do të paguhet për 13 vite, me normë interesi prej 3%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button