Shkup, do të rikthehet transporti falas me autobus për pensionistët
Pensionistët në Shkup do të kenë sërish transport falas me autobus të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën. Ky vendim duhet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm dhe për këtë nga buxheti i Qytetit të Shkupit do të jepen 650.000 euro subvencione për JSP “Shkup”. Transporti falas me autobus për pensionistët u anulua marsin e vitit të kaluar për shkak të pandemisë kovid-19, transmeton Portalb.mk.
Ky vendim për subvencionimin e ndërmarrjes për futjen e transportit falas duhet të votohet në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit të mërkurën. Me vendimin, propozohet transport falas gjatë gjithë javës si dhe deri më tani të vazhdojë të vlejë për studentët në studime deri diplomike me kohë të plotë në universitetet shtetërore.
Përveç transportit falas, me buxhetin për vitin 2022, NTP do të marrë subvencione edhe për shkak të vështirësive në funksionimin dhe pagesën e transportuesve privatë në vlerë prej 4 milionë denarë, si dhe 1 milionë euro për funksionimin e sistemit për lokacion automatik të automjetit.
“Sipas rekomandimeve të Shoqatës Ndërkombëtare për Transport Rrugor (IRU), si dhe të Shoqatës Ndërkombëtare për Transport Publik (UITP), Këshilli i Qytetit të Shkupit në vitin 2008 filloi ta subvencionojë ndërmarrjen për transport publik. Me qëllim përmirësimin e cilësisë së transportit publik në zonën më të gjerë të Qytetit të Shkupit, për vështirësi në funksionim janë paraparë 250.000.000 denarë, ndërsa në pajtim me Vendimin për transport të rregullt të udhëtarëve, mjetet e dedikuara për NTP “Shkupi” do të të jenë të destinuara në mënyrë indirekte edhe për transportuesit privatë që zbatojnë konceptin e pagesës për kilometër”, thuhet në sqarimin e kryetares Danela Arsovska.
Gjatë vitit 2014, NTP “Shkup” prokuroi pajisje për implementimin e sistemeve për ALV dhe për pagesa inteligjente. Subvencionet jepen me qëllim të funksionimit normal dhe mirëmbajtjes së rregullt të teknologjisë informative dhe kompjuterike për nevojat e NQP “Shkup”.