Gjendja me Covid – 19 në RMV, 266 raste të reja

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 266 raste të reja me korona virus nga 4.572 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit tetë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 717 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

 Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Strumica (56 dhe 76) Kumanova (63 dhe 75) një i vdekur nga Shkupi (82), Prilepi (83), Manastiri (47) Shtipi (83). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Sipas Regjistrit të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Termi im, janë raportuar edhe 7 persona, të cilët kanë vdekur në periudhën 27.11-24.12.2021. Personat që ndërruan jetë janë nga Gostivari (2), Shkupi (1), Ohri (1), Struga (1), Tetova (1) dhe Kavadari (1). Të vdekurit janë të moshës 57 deri në 82 vjeç. Nga të raportuarit, 5 persona kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërsa 2 në shtëpi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.932, numri i pacientëve të shëruar në 210.319, i të vdekurve në 7.894, dhe momentalisht ka 4.719 raste aktive.

Rastet e reja:

  • Shkup – 120
  • Manastir – 25
  • Prilep – 22
  • Ohër – 20
  • Kumanovë dhe Kavadar – 11
  • Resnjë – 8
  • Strumicë – 7
  • Tetovë – 6
  • Koçani dhe Struga – nga 5
  • Gjevgjeli dhe Vallandovë – nga 4
  • Veles dhe Radovish – nga 3
  • Kriva Pallanka dhe Makedonski Brod – nga 2
  • Gostivar, Shtip, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dellçevë, Vinicë, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 1.

 Pacientët e shëruar:

  • Shkup – 330
  • Manastir – 53
  • Prilep – 48
  • Kavadar – 43
  • Veles – 40
  • Dellçevë – 25
  • Shtip – 21
  • Kërçovë – 15
  • Gjevgjeli – 14
  • Kriva Pallankë – 13
  • Ohër dhe Sveti Nikollë – nga 12
  • Kumanovë – 10
  • Negotinë dhe Makedonska Kamenica – nga 9
  • Koçani – 8
  • Resnja, Tetova, Radovishi dhe Berova – nga 6
  • Strumicë, Vallandovë, Vinicë dhe Krushevë – nga 5
  • Struga dhe Bogdanci – nga 4
  • Demir Hisar – 2
  • Makedonski Brod – 1

 Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.570.171 testime për Covid – 19.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button