Stoltenberg i gatshëm të mbledhë Këshillin NATO-Rusi, muajin e ardhshëm

Këshilli NATO-Rusi, do të mund të takohet në janar për herë të parë pas dy vjet e gjysmë, njoftuan përfaqësuesit e palëve më 25 dhjetor, ndonëse Moska pritet ta konfirmojë, transmeton REL.

Një zyrtar i NATO-s, megjithatë konfirmoi se Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg vendosi që të thërrasë një takim të këtij këshilli më 12 janar derisa Aleanca është në kontakt me Rusinë lidhur me këtë mundësi.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi ndërkaq se e ka pranuar propozimin por tha se ende po e shqyrton mundësinë për shkak se i duhen sqarime rreth kohës dhe formatit të takimit.

“Por, jemi të hapur për dialog”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Grumbullimi i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën është duke shkaktuar shqetësim në mesin e bashkësisë ndërkombëtare tashmë me javë.

Rusia në anën tjetër kërkoi nga Perëndimi “garanci të sigurisë” në të cilat do të përfshihej premtimi nga NATO-ja që Ukraina nuk do të anëtarësohej në këtë aleancë ushtarake.

NATO tashmë refuzoi një kërkesë të këtillë por, Stoltenberg theksoi gatishmërinë që të sqarojë këto kërkesa në Këshillin NATO-Rusi.

Takimi i fundit në këtë format u mbajt në korrik 2019 dhe që nga ajo kohë secili tentim për një takim tjetër, dështoi.

Një prej arsyeve është që Rusia nuk dëshiron të flasë më për konfliktin në Ukrainë në këtë këshill, kusht ky të cilin shtetet anëtare të NATO-s nuk e pranojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button