Arsovska: Nuk ka marrëveshje me ASH-AAA që të menaxhojnë me ndonjë ndërmarrje, me to do të menaxhojnë njerëz cilësor jo parti

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nuk tregon nëse partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të udhëheqin ndonjërën nga ndërmarrjet publike të Shkupit. E pyetur sot gjatë takimit me gazetarë, Arsovska tha se me ndërmarrjet do të udhëheqin kuadro cilësore dhe jo parti politike, shkruan Portalb.mk.

“Me ndërmarrjet do të menaxhojnë njerëz që janë cilësor jo parti politike nuk do të menaxhojnë parti. Ata njerëz para së gjithash duhet të kenë aftësi, të garantojnë se do t’i menaxhojnë që të mund t’i realizojnë të gjitha qëllimet e përcaktuara të cilat i kemi në program dhe duhet para së gjithash, të mundohen t’i ulen harxhimet”, tha ajo.

Ajo më tej ka mohuar se ka pasur marrëveshje parazgjedhore me këto parti që ato të menaxhojnë ndonjërën nga ndërmarrjet.

“Nuk kemi pasur marrëveshje parazgjedhore. Unë me të gjithë njerëzit që kam bashkëpunuar, vazhdojë të bashkëpunojë. Njerëzit që janë në këto pozicione besoj se janë zgjidhjet më të mira të mundshmet që në këtë moment kalimtar, sepse ato janë momentalisht ushtrues detyre, të mundohen të japin rezultate dhe të dëshmojnë se këto ndërmarrje mund të menaxhohen shumë më ndryshe dhe më mirë se është bërë deri më tani. Kanë gjashtë muaj që t’i bëjnë ato ndryshime”, tha Arsovska.

Kujtojmë se, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjatë zgjedhjeve lokale ka mbështetur kandidaturën e Arsovskës për kryetare të Qytetit të Shkupit. Këto dy partitë, disa herë gjatë paraqitjeve të tyre publike, pretendonin se pas zgjedhjeve, do të menaxhojnë me disa ndërmarrje kyçe publike që janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit.

Arsovska këtë javë ka emëruar ushtrues detyre të deponisë “Drislla”, të ndërmarrjeve  “Ndërmarrja e Transportit Publik”, “Rrugë dhe Rrugica”, “Parqe dhe gjelbërime” dhe Kopshtit Zoologjik. Nga emërimet që janë bërë deri më tani, në asnjë ndërmarrje nuk është emëruar përfaqësues i ndonjërës prej partive shqiptare të lartpërmenduar.

Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE-ja kanë se ata do të marrin sekretarë të komunave të Tetovës dhe Gostivarit në krye me kryetarët e komunave, Bilall Kasami dhe Arben Taravari nga Besa dhe ASh, si rezultat i bashkëpunimit parazgjedhor që kanë pasur në zgjedhjet lolake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button