Transporti publik në Shkup me udhëheqës të ri

Qyteti i Shkupit ka vendosur në krye të Ndërmarrjes për Transportin Publik “Shkupi” Ivan Ilievskin, i cili fillimisht do të jetë ushtrues detyre në këtë pozitë, transmeton Portalb.mk.

“Ilievski shumë vite ka punuar në pozita udhëheqëse në Lidhjen Auto Moto të Maqedonisë dhe në Amerit”, njoftojnë nga Qyteti  i Shkupit, duke sqaruar që gjithashtu ai është edhe anëtar i Këshillit për siguri në trafikun rrugor në Qytetin e Shkupit.

Emërimin e Ilievskit në këtë pozitë e ka realizuar kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Ndryshe, raportohet që NQP “Shkupi” përballet me një borxh të madh të të hollave, ndërkohë kryetarja Arsovska ka paralajmëruar edhe referendum në lidhje me çështjen e trashëguar nga ish-kryetari Petre Shilegov: të vazhdojnë projektin për trenat e shpejtë për dy linja të autobusit, apo të furnizojë transportin me qindra autobusë ekologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button