RMV, qytetarët i besojnë më së shumti ARM-së dhe presidentit, ndërsa më së paku gjykatave dhe prokurorive

Sipas një hulumtimi të bërë nga organizata Eurothink, ku mes tjerash, qytetarët u pyetën edhe për besimin në institucionet e Maqedonisë së Veriut, ata janë shprehur se besim më të madh kanë te Armata dhe te presidenti, ndërsa më pak besim kanë te sistemi gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

“Qytetarët kanë besim më të madh në Armatën e MV (47%), në presidentin e MV (31%), në bashkësitë religjioze (30%), si dhe në policinë (25%), ndërsa më pak i besojnë gjyqësorit (8%) dhe prokurorisë (8%). Në lidhje me punën e policisë së Maqedonisë së Veriut, dominon qëndrimi negativ në evaluimin e të gjitha aspekteve të matura. Megjithatë, 30% janë të mendimit se policia është profesionale në punën e saj, 26% se është efikase, 22% se është transparente, 20% vlerësojnë se është llogaridhënëse, 16 % se i merr parasysh mendimet dhe nevojat e qytetarëve në sjelljen e vendimeve dhe në përqindje më të ulët se policia është e pavarur nga partitë interesat qeveritare apo të biznesit”, tha Aleksandar Stojanovski, nga Eurothink.

Sipas tij, besimi i qytetarëve në institucionet, konkretisht në sistemin gjyqësor, mund të përmirësohet nëse ndërmerren hapa për zbatimin e rekomandimeve dhe reformave.

“Mund të thirremi në raporte të Komisionit Evropian, mund të thirremi në analiza të ndryshme që e ndjekin punën e sistemit gjyqësor, prokurorive dhe gjykatave, kryesisht është e qartë se cilat janë hapat: profesionalizim, pastrim i kuadrove në gjyqësorit, e dimë se nuk të bëhet rinovim i kuadrove në prokurori, profesionalizim i personave që punojnë në këto sektorë, së bashku me uljen e ndikimeve partiake dhe politike në punën e kësaj dege te posaçme, janë gjërat kyçe që duhet të ndodhin”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button