Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një çështje individuale arrestimin nga SPAK të ish-ministrit Lefter Koka, raporton EN. Përmes një reagimi në faqen e vet në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se impiantet e përpunimit të mbetjeve janë vepra që qeverisë së majtë që kanë hapur rrugën e shpëtimit nga ndotja e plehrave në Tiranë, Elbasan e Fier për të cilat siç tha ndihet krenar, por shton se beteja e ish-ministrit me drejtësinë do të jetë e vetme.

PS, thotë kryeministri nuk është zyrë avokatie e askujt dhe kushdo që ka punë me drejtësinë nuk mund të jetë pjesë e familjes politike.

“Cilido qoftë pa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë! Dhe cilindo qoftë ndër ne, që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë, duhet të ballafaqohet me drejtësinë bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri në vendimin përfundimtar gjyqësor, askush ndër ne që ka punë me drejtësinë nuk mund të jetë pjesë e familjes sonë politike”, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama në Facebook, teksa i përgjigjet një komentuesi.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua paraditen e së mërkurës në banesën e tij në Durrës me urdhër të SPAK.

Ish-ministri i akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash. Arrestimi i tij lidhet me koncesionin për inceneratorin e Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button