Maqedonia e Veriut regjistroi rritje të qarkullimit në industri dhe shërbime

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë është shënuar rritje në qarkullimin industrial dhe në shërbime, duke u veçuar disa sektorë, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit tetor 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 30.4 %, dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 23.3 %”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me tetorin e kaluar, gjatë muajit tetor është regjistruar rritje e qarkullimit në industri për 2 përqind. Vetëm në tregun vendor u regjistrua rritje për 11.4%, derisa në atë të jashtëm ka pasur ulje për 1.4%.

Qarkullimi nga shitja e shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2021 është më i lartë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020 me 5.5%”, njoftojnë nga Enti, duke sqaruar që rritja më e madh ka ndodhur te Agjencitë e udhëtimit dhe organizatorët e udhëtimit për 195.5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button