Qeveria do të blejë 500 mijë doza Pfizer, mes tyre edhe 10 mijë për fëmijë

Qeveria sot miratoi informatën që të blihen 500 mijë doza të reja të vaksinave kundër korona virusit nga prodhuesi Pfizer në vitin e ardhshëm, njoftuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Prej kësaj sasie, një përqind apo rreth 10 mijë doza do të jenë për fëmijë të moshës prej pesë deri në 12 vjet.

“Sipas informatës dozat për të rriturit të fillojnë të porositen nga muaji maj, ndërsa dozat pediatrike në tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa sasia e përgjithshme duhet të porositet deri në dhjetor të vitit 2022. Furnizimi i kësaj sasie të vaksinave kundër Covid – 10 për vitin 2022 është për shkak të mbrojtës së shëndetit publik dhe për restartimin e ekonomisë si interes publik”, thanë nga Qeveria.

Vaksina e Pfizer-it paraprakisht u miratua për fëmijës të moshës prej 5 deri në 12 vjet edhe nga Agjencia për ushqim dhe barna e ShBA-së dhe nga Agjencia Evropiane për Barna (EMA).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button