Nesër do të luhet ndeshja ndërmjet Strugës Trim&Lum dhe Renovës, ndeshje që u anulua

Ndeshja e vetme e pazhvilluar e javës së 18-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Struga-Renova, do të luhet nesër, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet në fundjavë, por për shkak kushteve klimatike ishte anuluar. Njëjtë nesër pritet të zhvillohen edhe ndeshjet e Ligës së Dytë, ndeshje të cilat ishin anuluar për arsye të njëjtë:

Kuzhuf – Bratsvo,

Detonit Junior – Osogovo

Veleshta – Sileksi,

Gostivari – Teteksi

Korabi – Ohrid Lihnidos

Ndryshe, Renova gjendet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Struga në vendin e shtatë me 23 pikë. Në krye të tabelës gjendet Shkupi me 42 pikë, e ndjekur nga Akademija Pandev me 35 pikë dhe Shkëndija me 34 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button